Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka pritur në takim kryeministrin, Albin Kurti.
Kurti në konferencë për media bëri të ditur se nuk do t’i shtrengojnë duart me presidenti, për shkak të parandalimit të koronavirusit.
Me të hyrë kryeministri Kurti në objektin e Presidencës, Thaçi i është drejtuar: “Kryeministër, e kemi ba pa duar”.
Kujtojmë se, kërkesa e Kurtit që të takohet me Thaçin ishte që ky i fundit t’i referohet Kurtit si kryeministër e jo si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.