• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Thaçi mund ta lërë Presidencën për ta “shpëtuar” PDK’në

09/08/2019 - 21:14:17
Thaçi mund ta lërë Presidencën për ta “shpëtuar” PDK’në

Veprimi i befasishëm i Ramush Haradinajt për t’u larguar nga posti i Kryeministrit e ka zënë keq Partinë Demokratike të Kosovës, e cila, nga viti 2016, udhëhiqet nga Kadri Veseli. PDK, e cila për vite me radhë udhëhoqi me pushtetin, ka vetëm 23 deputetë. Sipas sondazheve të fundit po lufton për vend të tretë. Shefi aktual i PDK’së, Kadri Veseli, i cili u rizgjodh javë më parë në krye të partisë, nuk e ka gjetur formulën për ta mbajtur lart subjektin që e drejton. Duke parë që, dikur forca e parë politike, po shkon teposhtë, Gazeta Express merr vesh se Hashim Thaçi po e shqyrton mundësinë që të kthehet edhe një herë në PDK

Tash e sa kohë Hashim Thaçi është ulur në karrigen e presidentit të shtetit. Por, që prej se ia la në duar partinë Kadri Veselit, PDK nuk i ka punët aq mirë sa i pati për më shumë se një dekadë kur i printe Thaçi.

Lexo më shumë

Alarmi i EULEX-it: Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet lehtë

Arrestohen katër serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë

November 17, 2025
9
Policia inicion rast penal pas kërcënimit të Presidentes

“900 banda kriminale”, Presidentja pranon huqjen skandaloze

November 17, 2025
11

Pavarësisht se ndër vite nga PDK u larguan disa prej njerëzve më të votuar si Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, kjo nuk i bënte shumë problem ish-kreut të kësaj partie Hashim Thaçit, pasi që merrte qeverisjen duke krijuar koalicione me parti të ndryshme.

Mirëpo, që nga 2014-ta, kur ai qëndroi dy vite në pozitë të Ministrit të Punëve të Jashtme, për t’u bërë pastaj president, më 2016, partia që ai krijoi nuk po vazhdon të qëndrojë e njëjta.

Edhe pse në pushtet, në zgjedhjet e fundit, PDK mezi që arriti të krijojë një koalicion duke u bashkuar me AAK-në, Nismën, AKR-në, e shumë parti të vogla, që iu kushtuan me shumë ministri e një numër rekord të zëvendësministrave.

Tash partia e udhëhequr nga Kadri Veseli po insiston se në zgjedhje, edhe nëse nuk dalin vetëm, janë ata që do të mbajnë pozitën e kryeministrit.

Mirëpo, sondazhet nuk po i favorizojnë këta, aq shumë sa po pretendojnë, në fushatën që veçse kanë nisur.

Së fundmi, Instituti i njohur slloven IFIMES që analizon gjendjen në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan ka shkruar një shkrim për situatën në Kosovë pas zhvillimeve të fundit që ka të bëjë me dorëheqjen e Ramush Haradinajt dhe zgjedhjet e parakohshme.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për vend të parë u shkrua se janë duke garuar VV dhe LDK, derisa AAK dhe PDK po luftojnë për të mbajtur vendin e tretë.

Kadri Veseli pavarësisht se u zgjodh në krye të PDK-së, kjo pa pasur asnjë kundërkandidat nuk po vlerësohet mjaftueshëm për lidership.

Si duket kjo po ia prish atij punët me strukturat e PDK-së, duke ditur se në zgjedhjet e fundit ato e falën pozitën e kryeministrit, vetëm për të mos mbetur në opozitë.

Së fundmi raportohet se kjo teposhtë nëpër të cilën po kalon Partia Demokratike e Kosovës po e alarmon Hashim Thaçin, që ende e mbikëqyr nga brenda me njerëzit e tij PDK-në.

I njëjti po e parashtron mundësinë që të kthehet në krye të partisë, pas dy viteve kur edhe i përfundon mandati.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Alarmi i EULEX-it: Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet lehtë
Lajme

Arrestohen katër serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë

November 17, 2025
9
Policia inicion rast penal pas kërcënimit të Presidentes
Lajme

“900 banda kriminale”, Presidentja pranon huqjen skandaloze

November 17, 2025
11
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Plagoset një person në Prishtinë

November 17, 2025
14
Osmani e bën Kosovën, Meksikë : I çmontuam mbi 900 banda
Lajme

Osmani e bën Kosovën, Meksikë : I çmontuam mbi 900 banda

November 17, 2025
9
Bedri Hamza sot shkon me  tubim në Lipjan
Lajme

PDK sot e zgjedh kryetarin e ri

November 17, 2025
10
Clark sot nis dëshminë në Hagë, në mbrojtje të Thaçit
Lajme

Clark sot nis dëshminë në Hagë, në mbrojtje të Thaçit

November 17, 2025
14
Next Post
Era apo Tayna, kush e ka b’then më seksi?

Era apo Tayna, kush e ka b'then më seksi?

Më të fundit

  • Arrestohen katër serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë
  • “900 banda kriminale”, Presidentja pranon huqjen skandaloze
  • Plagoset një person në Prishtinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi