Presidenti i vendit Hashim Thaçi është liruar për në shtëpi pas intervenimit kirurgjik dhe trajtimit spitalor që pati gjatë ditës në Klinikën e Urologjisë në QKUK.
Kështu kanë bërë me dije burime të Telegramisot, dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Presidenca njoftoi sot se shefi i shtetit të Kosovës, iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Urologjisë në QKUK pas disa problemeve shëndetësore me veshkën.
Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.
Pas përfundimit të këtij intervenimi, Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në.