Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se çdo përfaqësues ndërkombëtar që merret me çështjen e Kosovës duhet ta trajtojë Kosovën si shteti i pavarur dhe sovran.
Thaçi tha se përfaqësuesi i BE’së për dialogun, sllovaku Miroslav Lajcak duhet ta trajtojë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër sipas tij do të dështon.
“Unë ende zyrtarisht nuk jam informuar, do të shohim agjendën që ka përfaqësuesi i BE’së dhe do të përgjigjem si presidenti i vendit, për ne është me rëndësi që çdo përfaqësues ndërkombëtar që merren me këto çështje të trajtojnë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër është e dështuar kushdo të jetë ai”, tha Thaçi.
Thaçi ka thënë se Kosova ka mbështetje të plotë në qasjen e presidentit të SHBA’ve, Donald Trump dhe ambasadorin amerikan, Richard Grenell për marrëveshjen historike me Serbinë.
Ai tha se dinamika dhe energjia e Grenell do jenë efektive dhe do shënojnë rezultate pozitive për vendimmarrjen historike mes dy shteteve.
“Ne kemi besim të plotë në qasjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka qenë në vendet kryesore që ka qenë për liri, pavarësi dhe tash në proceset e ardhshme, besoj që lidershipi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe dinamika e energjia ambasadorit Richard Grenell, do jenë efektive dhe shënojnë rezultatet pozitive, nuk o koha tani për matje të pulseve apo për trajtime seminarike të njohës së pavarësisë së Kosovës, por është për vendimmarrje historike që sjellë rezultat konkret”, tha Thaçi.
Thaçi po ashtu foli edhe për udhëheqjen e dialogut, ku tha se së bashkua me kryeministrin Avdullah Hotin do ta drejtojnë dialogun me Serbinë.