Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tregohet frikacak dhe i paaftë, meqë sipas tij, shefi i Ekzekutivit as nuk e heq tarifën e as nuk po e vendos reciprocitetin.
“Z. Kurti po tregohet edhe frikacak edhe i paaftë, as nuk është që e heqë tarifën e as nuk është që po guxon e po tregohet i aftë me qit reciprocitet.
Prandaj duhet ta japë mesazhin e qartë”, ka thënë Thaçi, të mërkurën në Prizren, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për 66 dëshmorët e Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut.
Thaçi ka theksuar se vonesat e kryeministrit Kurti në vendimmarrje nuk i ndihmojnë Kosovës dhe ka shtuar se nuk do të lejohet “që të cenohet partneriteti strategjik me ShBA-të”.