Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka numëruar dështimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë qeverisjes së tij të deritanishme.
I pari i vendit, tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët dhe më të papërgatitur për të udhëhequr vendin.
“Një kryeministër që asnjë ligj nuk e ka proceduar në Kuvend, çka po pret prej tij? Çka ka bërë për biznesin e vogël, investuesit ndërkombëtarë? Ka larguar EMS, ka larguar kompaninë për të investuar në TC Kosova e Re”.
“Ministri i tij thotë se kemi ulur papunësinë në kohë pandemie. Kjo është qesharake”, është shprehur Thaçi në TV Dukagjini.