Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është përfshirë në një debat me gazetarin shqiptar, Çim Peka rreth çështjes së hapjes së kufirit Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për ‘Syri Tv’, Thaçi e ka quajtur skandaloze mbylljen e kufirit të Kosovës me Shqipërinë, gjatë qeverisjes së Kurtit.
Ndërkaq gazetari Peka i ka thënë se edhe zëvendëskryeministrja e Avdullah Hoti, Albulena Balaj e ka hequr flamurin e UÇK’së.
Ndaj kësaj ka reaguar Thaçi, i cili tha se e di mirë kush e ka bërë një veprim të tillë.
“E di, e di unë më mirë se ti”, tha ai.