Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që t’i falë shtatë të burgosur.
Me anë të një dekreti, Thaçi ua ka hequr dënimin e mbetur shtatë të burgosur në burgje të ndryshme nëpër Kosovë.
Të burgosurit që i ka falur Thaçi kishin nga dy muaj deri në mbi tri vjet dënim me burgim.
Dekreti është nxjerrë para pak ditësh, ndërsa më poshtë gjeni listën me emrat e të dënuarve të cilët i ka falur presidenti.