Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, e ka blerë postin e tij në qeveri, pak para zgjedhjeve.
“Haki Abazi e ka blerë postin e zëvendëskryeministrit pak para zgjedhjeve”, është shprehur Thaçi.
Ai nuk ka dhënë detaje për të mbështetur pohimin e tij.
Tutje, ai tha se Abazi është takuar tri herë me zyrtarë serbë gjatë kohës së pandemisë në Kopoanik të Serbisë.
“Abazi ka shkuar në Kopaonik të Serbisë, është takuar tri herë me zyrtarët e qeverisë së Serbisë gjatë kohës së pandemisë, zyrtarë të sigurisë, e cilat kanë qenë bisedat, mbetet të shtetit”, thotë Thaçi.
Gjithashtu, presidenti tregoi edhe burimin e këtij informacioni.
“Flas mbi dëshmitë e institucioneve përkatëse të sigurisë”, shtoi Thaçi.