Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po marrin pjesë në ceremoninë mortore të ish-presidentit të Francës, Jacques Chirak, shkruan Gazeta Express.
Fotografitë ku shihen së bashku të tre liderët i ka publikuar vetë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
“Paris, Hôtel de Marigny – Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak”, ka shkruar Rama.
Zhak Chirak ka ndërruar jetë më 26 tetor të vitit 2019 në moshën 86-vjeçare.
Lidhur me vdekjen e tij kanë reaguar të gjithë liderët e politikës kosovare, për faktin se ish-presidenti Chirak tashmë i ndjerë ishte rreshtuar krahas shteteve të fuqishme që mbështeten bombardimin e Serbisë nga NATO-ja. Atë botë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte qenë Bill Clinton, ndërsa sekretare Madeleine Albright.