Tash një orë e 20 minuta janë bërë që ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Në kabinetin e Thaçit, Kurti ka hyrë tash e një orë, pas disa refuzimesh që javëve të fundit, kryeministri ia kishte bërë presidentit Thaçi për takim.
Thaçi e Kurti ka disa ditë që e ftojnë njëri-tjetrit për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme.
Fillimisht Kurti e kishte ftuar disa herë Thaçin, e së fundi ishte presidenti që i bëri disa herë ftesa kryeministrit.
Kujtojmë Thaçi e Kurti janë takuar vetëm njëherë, më 6 janar për t’u marrë vesh për mandatarin e Qeverisë. Takimi nuk kishte zgjatur më shumë se 4 minuta.