Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën për media, ka trajtuar një nga një zhvillimet e javës së kaluar, kur u nënshkrua marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë.
Për Thaçin është e pranueshme marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti, e madje thotë se nuk ka rëndësi që ai nuk ishte fizikisht i pranishëm në Uashington.
Presidenti thotë se ai nuk i ndërron pozicionet, herë të thotë se e pranon marrëveshjen, e herë jo. Këtu duket se e ka me kreun i AAK’së, Ramush Haradinajn, i cili të premten tha se nuk e përkrah marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, e pas pak doli pro saj.
“Unë nuk jam nga ata që marrë pozicione politike, duke i ndryshuar cdo 10-15 minuta herë me e pranu, herë mos me e pranu. Herë me dalë kundër, e herë këndej, por shikoj në rrafshin strategjik. E, orientimi strategjik i Kosovës është që të ruhet partneriteti i përjetshëm dhe besimi i plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, Haradinaj të premten tha se marrëveshja për të cilën ishte dakorduar kryeministri Hoti për ta nënshkruar, pëmbante një pajtim tripalësh, pra Kosovë – SHBA – Serbi, për liqenin e Ujmanin. Sipas kreut të AAK’së, është e papranueshme që për liqenin të përfshihet edhe Serbia.