Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së Valdete Dakën, mëson Gazeta Express
Me të njëjtën kanë biseduar edhe për datën e zgjedhjeve, kjo një ditë para se të votohet në Kuvend të Kosovës për shpërndarje.
Gjithashtu merret vesh se është diskutuar edhe një datë për zgjedhje, por, që një informacion i tillë ende nuk është konfirmuar nëse presidenti ka propozuar datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Për këtë çështje janë kontaktuar edhe presidenca e KQZ nga Express por që të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit