Thaçi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar takime të rëndësishme për Kosovën.
Ai gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratave të presidenti të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se do të takohej me presidentin e Kosovës por ai po sillet diku në korridoret e OKB-së.
Me këtë rast Thaçi ka thumbuar Vuçiqin me një foto së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
“Diku nëpër korridoret e OKB-së”, ka shkruar Thaçi mbi foton.
Tutje i pari i shtetit ka shkruar:
“bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve.”