Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ju është rikthyer përplasjeve në Kuvendin e Kosovë, tani me deputeten e AAK’së, Teuta Haxhiun
Në emër të grupit parlamentar të AAK-së ka folur Deputetja Teuta Haxhiu, e cila është përplasur me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila e tejkaloi atë , duke i bërë me dije që të marrë fjalën deputetes së LVV-së Mimoza Kusari Lila.
Mirëpo Haxhiu iu kundërvu Osmanit, duke i thënë se si ishte e mundur që të mos e dinte se ajo kishte kërkuar fjalën meqë në administratë mund ta verifikoj që ajo ka kërkuar e para të marrë fjalën.
“Unë kryetare kam kërkuar fjalën me fillim, administrata e dinë dhe s’di nëse nuk ka ardhur te ju”, tha Haxhiu.