Qindra maturantë kanë bllokuar rrugën para Ministrisë së Arsimit në Shipëri dhe protestojnë për provimin e Matematikës.
Ata akuzojnë Ministrinë e Arsimit se nuk i është përmbajtur kurrikulave që ata kanë studiuar dhe thonë se testi ishte shumë i vështirë.
Sipas tyre kishte pyetje jashtë programit, ndaj kanë dalë sot në protestë dhe kërkojnë shpjegime nga autoritetet.
Mediat në Shqipëri raportojnë se protesta po zhvillohen edhe në Durrës Korçë dhe Shkodër.