Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar këtë të shtunë në Tiranë.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga 43-vjeçarin Alfred Merko, pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë nga uniformat blu janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Njoftimi i Policisë:
Informacion- Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje.
Kanosi me armë zjarri ish-bashkëshorten, vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pas njoftimit të marrë se në Sauk, në ambientet e banesës, shtetasi Alfred Merko, po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.
Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alfred Merko, 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.