Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në veri të Kosovës, ku dy zyre të Qendrave të Regjistrimit u djegien në Zubin Potok e Zveçan.
Përmes një njoftimi në Facebook, Tërmkolli i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë ‘vepro ose ec’. Sipas saj, kur Kurti tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka ‘lënë’ serbëve në veri apo listën Serbe.
Ajo shtoi se ministrat nga kjo listë ‘djegin e pjekin’ në prani të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
“Kur tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka “lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Turp i madh dhe dështim i madh, madje edhe rrezik i madh. Ky Kryeministër nuk ka ide as ç’farë po bën, as ç’farë të bëj. Kështu si po vepron e më tepër si nuk po vepron, po e poshtëron dhe po e rrezikon shtetin. Dje ministri i Albinit, ai i miri, Rakiç, i deklaroi veriun dhe serbët atje si “më vete”, pra të pavarur. Albini, asnjë fjalë!