Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti.
Një djalë nga Kosova është nxjerrë pa jetë nga forcat e policisë në gërrmadhat e një hoteli në Durrës.
Një nga punonjësit e zjarrfikësve tha në një lidhje telefonike për “News24” se trupi i pajetë është nxjerrë nga rrënojat dhe i përket një 24-vjeçari nga Kosova.
Ndërkohë, sipas zjarrfikësit, mendohet se nën rrënoja është edhe trupi i vëllait të viktimës.
Forcat e ushtrisë janë ende në kërkim të vëllait të tij që mendohet të jetë i gjallë nën rrënoja.