Turqia nuk po gjen qetësi. Një tërmet i fortë e ka goditur sërish Turqinë pasditen e sotme.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë i magnitudës 5.2 ballë, me një thellësi prej 7 kilometrash dhe me epiqendër në Kırkagaç, 97 kilometra nga Izmiri.
Ende nuk raportohen dëme të mëdha, por lëkundjet janë ndier në të gjithë zonën duke shkaktuar panik te banorët.
Turqia vazhdon të jetë e kërcënuar nga lëkundjet e tokës. Muajt e fundit, në disa zona të saj kanë rënë tërmete me magnitudë të lartë që kanë shkaktuar dëme të mëdha.