Një person ua ka ofruar policisë 20 euro ryshfet, pasi gjatë kontrollit tek Dheu i Bardhë në vijën e dytë në kamionin e të dyshuarit mashkull kosovar janë hasur mallra, me vlerë rreth 200 euro.
“Në vendkalimin kufitar gjatë kontrollit në vijën e dytë në kamionin e të dyshuarit mashkull kosovar janë hasur mallra, me vlerë rreth 200 euro për të cilat mallra zyrtarit doganor dhe zyrtarit policor i dyshuari ju kishte ofruar mito, në vlerë 20 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mallrat dhe paratë në vlerë 20 euro janë sekuestruar nga i dyshuari, pas intervistimit i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.