Pesë persona janë arrestuar në Skenderaj, pasi ishin përfshirë në rrahje.
Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku si pasojë e rastit të gjithë të dyshuarit edhe një viktimë kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet, teksa policia e ka klasifikuar si vrasje në tentativë.