Gjatë ditës së djeshme në Mushtisht të Suharekës ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë, ku një person i dyshuar pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte qëlluar në këmbë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje rreth orës 23:40, i dyshuari mashkull kosovar pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte qëlluar në këmbë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Mushtisht, Suharekë 03.07.2020-23:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte qëlluar në këmbë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.