Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çasteve në rrugën “Edit Durhami”.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të fishekëve dhe nuk ka ndonjë ankues për rastin.
“Rreth orës 22:30, policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugën ‘Edit Durham’. Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetë tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues. Policia po merret me rastin”, tha ai për Reporterin.