Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar nbrëm në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut.
Policia njofton se nuk ka pasur asnjë të lënduar si pasojë e këtyre të shtënave.
Kështu ka bërë të ditur për Experess, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 22:30 minuta policia është informuar se në fshatin Gurrakoc të Istogut ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe fatmirëissht nuk ka pasur persona të lënduar”, tha ai.
Rugova gjithashtu tha se janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të kyçur në këtë rast.