Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se është identifikuar një person i dyshuar lidhur me këtë rast.
“Rreth orës 20:30, kemi marrë informatën se në fshatin “Miradi” të Fushë Kosovës, dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndëkaq policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”