Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në orët e mbrëmjes në lagjen Dragodan të Prishtinës.
Policia është në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet ende për të lënduar as nuk dihet për shkaqet e gjuajtjes me armë.
“Rreth orës 19:50 është raportuar se ne parkun e ri të lagjes Arbëria në Prishtinë ka pas të shtëna me armë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar deri tani. Detaje tjera do te ipen pas raportimeve shtesë”, ka thënë zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Gazetën Express.