Të shtëna me armë janë dëgjuar në Prishtinë, në rrugën që dërgon për Gërmi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë ka thënë serasti ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Ai ka thënë se në lokacion ka dalë menjëherë policia dhe ka kontaktuar ankuesit të cilët janë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tani të njohur edhe për policinë. S’raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 20:28 është raportuar se në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tanimë të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai në një përgjigje për Koha.net.