Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në takimin e mbajtur sot me të rinjtë e Prishtinës, ka shpalosur programin qeverisës për mandatin 4 vjeçar.
Ajo çka vlenë të përmendet, është se Berisha ka rritur numrin e përkrahësve në Prishtinë, falë punës dhe përkushtimit që ka treguar sa ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Poashtu ai ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar të rinjtë, përfshirë edhe rreth punësimit.
Ndërsa, qytetarët u shprehën të bindur dhe optimist sa i përket implementimit të ideve të Berishës.
Ata, poashtu u shprehën të gatshëm për të mbështetur programin e Berishës, që pikë kryesore ka: zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.