Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha ka vazhduar takimet me qytetarët. Kësaj herë ai ka takuar një numër të madh të të rinjve të Istogut.
Berisha në listën zgjedhore të AAK-së për deputetë, është renditur në numrin 4.
Postimi i plotë i Berishës:
Një takim i mbarë e i frytshëm me rininë e Istogut
Të rinjtë e Istogut shumë të gatshëm për sfida të reja, sa herë i takoj të japin frymëzim për të vazhduar tutje në rrugën tonë të drejtë, rrugën e përmirësimit të kërkesave të tyre ne veçanti dhe të gjithë qytetarëve ne përgjithësi, me të rinjët po fillojmë nga këtu drejt një fitore të sigurtë e shumë bindëse.