Të gjykohet UÇK dhe shqiptarët e Kosovës për krime ndaj Serbisë, është sikur të gjykohej populli hebre për krime ndaj Gjermanisë naciste nga LDB
Aspekti juridik, i publikimit apo edhe trajtimit procedural teknik të bërjes publike të pretendimeve të prokurorëve të TSK (Tribunali Special i Kosovës) në Hagë, u pa se është i kundërshtueshëm dhe është ezauruar nga shumë persona me thirrje në fushën juridike.
Ajo që dua të vë theksin është ftesa për intervistë për Presidentin Thaçi, e që për mendimin tim e kthen situatën para fillimit të fazës parë të përgatitjes së pretendimeve të prokurorit, që do të thotë se ende nuk ka pretencë juridike e jo se jo akt të akuzës.
Tek tani, fillon procedura e pretendimit të prokurorit që ta ndërtoj padinë e mundshme ndaj presidentit të vendit, vetëm pasi të ketë kaluar pretencën e tij juridike në shqyrtim ndaj bazës juridike, pranë gjyqtarit të procedurës paraprake.
Që nga bërja publike e aktakuzës, që ngërthen në vete shumë pikëpyetje pse e si ndodhi, e kam konstatuar se është politike dhe ka imoakt direkt politik në çështjen e bisedimëve.
Shërbimëve të caktuara nuk ju konvenon, që çështja e Kosovës të zgjidhet përfundimisht.
Përndryshe me zgjidhjen finale të statusit të shtetësisë së Kosovës, cili do të jetë “casus belli” i protagonizmit në rajonin e Ballkanit, ta zëmë të Rusisë dhe rivalitetit të sajë me SHBA.
Sot kaq ditë prapa, këtij qëndrimi i shtoj edhe mendimin tim politik filozofik e juridik, se Presidenti i Republikës së Kosovës po ashtu nuk duhet të jep dorëheqje, në asnjë rrethanë (as pas konfirmimit të aktakuzës), ngase qenia ose jo në pozitën e presidentit, gjykatën nuk e pengon asgjë.
Çështja e disa të ashtuquajturve analist politik, të cilët detyrimin “moral” të zyrtarëve politik të Kosovës, po mundohen ta ngrenë mbi detyrimin ligjor, nuk tregon asgjë më shumë, përveç se mungesës së njohurive elementare mbi shtetin e të drejten.
Sikur bota të drejtohej nga “morali” dhe obligimet morale, nuk do të ekzistonte as funksiononte administrata shtetrore, e as gjyqësia, policia, ushtria etj. Madje të gjithë të lartpërmendurit, do të zëvendësoheshin me klerin fetarë.
Veprat për të cilat pretendohen se janë kryer nga Hasshim Thaçi, nuk janë kryer nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Ky fakt e zhveshë edhe më shumë, pretendimin e analistëve për gjoja obligimin moral për dorëheqje të presidentit.
Në ditën e parë të marrjes në pyetje të Presidentit Thaçi, z. Kurti deklarojë se “Presidenti e qoj karrigën presidenciale, para drejtësisë në Hagë”.
A do thotë kjo se zotriu në fjalë, është i involvuar në thurrjen e intrigës politike, që aktakuza duhet të ngritet tani në këto momente, dhe duhet të shfrytëzohet nga rivalët politik në Kosovë, për tu ulur në karrigën presidenciale?!
Situata e re, ka sjellë një mësim për gjithë klasën politike, se shtetësia ose Republika e Kosovës, nuk mbrohet duke u viktimizuar, shitur, apo akuzuar rivalët e brendshëm.
Për, çdo shtet të krijuar në Botë, historia e lindjes së shtetëve, na mëson se të gjitha ato kanë në themelet e krijimit të tyre, vetëm një kapitull, luftën me armë të atij kombi, për atë territor të caktuar.
Ne si ushtarak dhe pjesa e civilizimit botëror, asnjëherë nuk e dimë se kush ishte kryetar, apo mbret i Greqisë, por e dimë se Leonida me 300 luftëtar, është historia e pavdekshme e shtetit grek.
Sakrifica e tyre qëndron në themelet e shtetit dhe identitetit kombëtarë, ashtu siç në themelet e shtetit të Kosovës dhe identitetit tonë qëndrojnë vlerat e luftës së UÇK.
Duhen konsideruar, veprimet e Kryeministrit Hoti pas 24 Qershorit, për pauzimin e bisedimeve. Duhet të ngritet dialogu ndërpartiak që të mos thellohet kriza institucionale dhe bllokimi i vendimmarrjes parlamentare nga inatet rurale dhe arroganca urbane e perfaqesuesve partiak, ndërtimi i platformes për bisedime mbi tre shtylla kryesore wë janë Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Vendimi i GJND për të drejten e shpalljes së pavarësisë së Kosivës; Njohjen e Kosoves shtet i pavarur nga SHBA, në kufijt ekzistues.
Krahas ekipit përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, palë përveç BE, duhet të jenë Departamenti i shtetit të SHBA si sponzoret politik dhe ushtarak të lirisë, pavarësisë dhe shtetit të Kosovës dhe Pentagoni si garantues të zbatimit të marrveshjes dhe politikave operacionale të SHBA-ve në teren.
Hendikep i këtyre bisedimeve, mbetet mosprezenca e presidentit të Kosovës i cili mbartë peshen e protagonistit kryesor që nga lufta çlirimtare, Rambujeja, Kumanova, Viena, shpallja e pavarësisë e pozita aktuale e homologut si president i vendit.
Tjetër hendikep është se ekipi përfaqësues i Kosovës po ulet përballë një krimineli recidiv si Aleksander Vučić, që mbahet mend për deklaraten fashiste gjatë luftës në BosnjeHercegovinë se “po u vra një serb, ne do i shfarosim të gjithë boshnjakët”, shëgert i kryeçetnikut kriminel lufte Vojisllav Sheshel, ish ministër i të devijuarit kriminel Milloshevič.
Kam pritu e sugjeruar që Kryeministri Hoti do ta diciplinonte presidentin serb duke mos e pranuar si palë në dialog por ato të zhvilloheshin në nivele homologe.
Të gjykohet UÇK dhe shqiptarët e Kosovës për gjoja krime lufte ndaj Serbisë që pothuaj se një shekull po i mbante shqiptarët etnik nën okupim gjenocidial, jo vetëm në Kosovë por edhe në Mal të zi e Maqedoni, pa u lëshua në armiqësinë historike në mes shqiptarëve në trojet e tyre dhe fiseve sllave barbare që u dynden këto treva ilire nga shekulli i XI, është sikur të gjykohej populli hebre për krime ndaj Gjermanisë naciste nga LDB.
Në analizat e reja ditore, aq kohë sa presidenti ishte në intervistë në TSK në Hagë, kam parë njerëz që kanë vënë në dyshim kredibilitetin profesional të prokurorëve të Hagës.
Ndoshta pas krejt këtij procesi, do shtohen zëra edhe për jo kredibilitetin e gjyqtarëve të Hagës, sepse përkrahësit e idesë për të gjykuar UÇK-në, ndoshta presin dënimin e përjetshëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, apo Ramush Haradinajt e të tjerë, por jam shumë i sigurt, se vrasësit (autorët) e vërtetë, ndodhen të lirë e të pa trazuar në jetën publike, pikërisht se akuzimi i piramidës së UÇK-së ua mundëson mbulesën totale të tyre!? Kjo është njëra mundësi.
E dyta, çka mund të themi pas dy vendimëve të Gjykatës së Hagës, për lirimin nga aktakuza të Ramush Haradinajt?
Atëherë shtrohet pytja,
se a ishin vërtetë të vrarë ata persona apo jo?!
Nëse ata ishin të vrarë, kush i kishte vrarë, meqë Ramushi qenka i pafajshëm?
Me një fjalë ky skenar, na jep të kuptojmë se këto akuza, nga këto dhoma të shpijnë në shuarjen e tyre, si akuza të rreme dhe të pa baza, nga Serbia dhe të akuzuarve duhet t’iu paguhet dëmshpërblimi jo vetëm moral.
Ndërsa vrasjet dhe krimi, duhet të luftohet nga institucionet tona, pa marë parasysh, se kush dhe kur janë kryer ato.
Krimet e pa dënuara rrëzojnë cilindo shtet demokratik.
Shkruan Hisen Berisha