Federata e Futbollit e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjitha futbollistët dhe stafi përcjellës kanë rezultuar negativë në testimin për COVID-19.
“Skuadra dhe i gjithë delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kane rezultuar negativ”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, zyrtar për shtyp në FSHF, bën të ditur se në ekip nuk do të grumbullohen futbollistët, Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli.
“Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje”.