• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Të gjitha vendimet që Qeveria i miratoi sot në mbledhje

14/09/2020 - 14:47:20
Të gjitha vendimet që Qeveria i miratoi sot në mbledhje

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhjen e 30-të me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar pesë projektligje, gjashtë vendime, një koncept dokument si dhe Rishikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023.

Pesë projektligjet që kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme janë:

Lexo më shumë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
32
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
14

1.     Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, i cili krijon rregullat për përcaktimin e të drejtës ndërkombëtare private. Projektligji përcakton edhe kompetencën e gjykatave dhe autoriteteve tjera të Republikës së Kosovës sa i përket të drejtës ndërkombëtare private;

2.     Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtarë në çështjet penale, i cili forcon edhe më tej bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe eviton mangësitë e hasura në praktikën e zbatimit të Ligjit në fjalë;

3.     Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar, i cili ratifikon marrëveshjen e cila do të përmirësojë të gjitha mangësitë , zbrazëtirat e evidentuara në fushën e transferimit të personave të dënuar nga të dyja vendet;

4.     Projektligji për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Realizimin e projektit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Gjilan. Projektligji ratifikon kontratën financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për këtë projekt në Komunën e Gjilanit.

5.     Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës sa infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili do të ratifikojë dhe do ta bëjë të zbatueshme këtë marrëveshje.

Gjatë kësaj mbledhje, janë ndarë edhe mjete financiare për realizimin e disa projekteve.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
“111,801.00 euro janë ndarë për realizimin projektit “Softueri për menaxhimin e proceseve të auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit, dhe 230 mijë euro janë ndarë për sigurimin e procesit të deratizimit, dezinfektimit  dhe dezinsektimit të ndërtesave qeveritare që menaxhohen nga Ministria e Punëve të Brendshme”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë miratuar dy vendime. Vendimi i parë ka të bëjë me krijimin e Grupit punues ndërinstitucional për avancimin e proceseve integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO.

Ndërkohë, vendimi tjetër është vendimi për afirmimin e angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për promovimin  dhe forcimin e kujtesës ndaj Holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit në të gjitha format e tij. Në këtë funksion, Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm proceduralë dhe ligjorë për njohjen e shprehjeve dhe sjelljeve antisemitike.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, të cilat preken nga realizimi i projektit “Themelimi i qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 1999” në Hanin e Elezit.

Edhe vendimi për kriteret e financimit të projekteve të komunave të Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, është miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe vendimi për aprovimin e Koncept dokumentit për skemën e ndihmës sociale në Republikën e Kosovës. Përmes këtij koncept-dokumenti synohet reformimi i skemës së ndihmës sociale që duhet të qojë në zbutjen e varfërisë dhe zgjerimin e përfituesve nga familjet e varfra.

Qeveria ka diskutuar dhe në fund ka aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar për vitet 2021-2023. Rishikimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve është bërë me qëllim të reflektimit nga situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe ndikimeve që kjo situatë ka pasur ne treguesit kryesor të aktiviteteve ekonomike në vend.

“Në dokumentin e rishikuar thuhet se treguesit kryesorë ekonomikë gjatë muajve të fundit të viti 2020 ndryshojnë dukshëm në krahasim me periudhën gjatë përgatitjes së Kornizës aktuale të shpenzimeve afatmesme”, thuhet në komunikatë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
32
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
14
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
34
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
22
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
53
Next Post
Osmani: Të enjten dy interpelanca dhe raportimi i kryeministrit

Osmani: Të enjten dy interpelanca dhe raportimi i kryeministrit

Më të fundit

  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
  • Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi