• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Të gjitha vendimet që mori sot qeveria e Kosovës

09/03/2022 - 18:20:39
Këta janë emrat e propozuar nga Qeveria për Bord të AKP-së

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 67-tën me radhë.

Në të këtë mbledhje, miratimin e kabinetit qeveritar e mori formimi i grupit ndërinstitucional për integrimin Republikës së Kosovës në NATO, dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Programi kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2022-2026, dy projektligje, emërimi i bordeve të dy ndërmarrjeve publike, pezullimi i vizave hyrëse për qytetarët e Ukrainës, propozimi i anëtarëve për Organin e Shqyrtimit të Prokurimit Publik, Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës, dhe vendime të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Lexo më shumë

Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?

Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?

November 10, 2025
3
Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës

Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës

November 10, 2025
6

Në përputhje me zotimin e Qeverisë për reformë substanciale në drejtësi, që siguron pavarësi të sistemit gjyqësor e prokurorial nga ndikimi politik, në këtë mbledhje u miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe Koncept Dokumenti për Ekspertët Gjyqësorë.

U inicua formimi i grupit ndërinstitucional për integrimin Republikës së Kosovës në NATO. Ky grup synon të intensifikojë punën dhe të bashkërendojë veprimet për realizimin e aspiratës shtetërore të Republikës së Kosovës për integrime Euro-Atlantike; të përforcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe të avancojë praninë e Kosovës në mekanizmat tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë dhe mbrojtjes.

U miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për “Statusin e Forcave” (SOFA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe nisma për lidhjen e marrëveshjes teknike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë.

Miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe Programi kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2022-2026, që ka për qëllim përcaktimin e masave dhe prioriteteve të institucioneve shtetërore për zbatimin e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar përkohësisht regjimin e vizave hyrëse në Republikën e Kosovës për shtetasit e Ukrainës. Me këtë vendim Kosova do të vazhdojë përcaktimin në përkrahje të koalicionit mbështetës për kundërshtimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe do të lehtësojë strehimin e të gjithë atyre shtetasve të Ukrainës që zgjedhin si vendstrehim të tyre Kosovën.

Qeveria ndau 7.149.864 (shtatë milionë e njëqind e katër dhjetë e nëntë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, masa 2.4 – Mbështetja e Eksportit. Këto mjete do të alokohen dhe transferohen në programin përkatës sipas listës së përfituesve të përzgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara për projektin “Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport”, përkatësisht te “Programit të Granteve të Përputhshme”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Uashington, ShBA dhe në Londër, Mbretëri të Bashkuar.

Miratimin e mori edhe Projektligji për pyjet, i cili rregullon planifikimin, mbrojtjen, shfrytëzimin e produkteve drunore dhe jo-drunore, pronësinë, përgjegjësinë e organizatave dhe detyrat e institucioneve pyjore, financimin publik dhe hulumtimet mbi pylltarinë dhe mbikëqyrjen e këtij sektori në Republikën e Kosovës.

Është miratuar vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, si dhe kandidatët për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të Komisionit Kosovar të Konkurrencës.

Miratimin e kanë marrë edhe vendimet për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike NPH Infra Kos dhe emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, miratimin e ka marrë Rregullorja për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Programi për Zyrën e Çështjeve të Komuniteteve. Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr. 03/34 i datës 07.10.2020 , sipas të cilit znj. Elizabeth Katherine Gowing është nominuar përfaqësuese e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete, i cili funksionon nën mbikëqyrjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Qeveria ka miratuar pesë vendime që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronave për interes publik:

– Vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit që preken nga ndërtimi i “Poligonit Kryesor të Trajnimeve për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës” në Babaj të Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës;

– Vendimi përfundimtar të shpronësimit për interes publik të pronave ish shoqërore dhe të cilat preken nga ndërtimi Objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, ndërtimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren; dhe renovimi i ish objektit të “Jugobanka” në Mitrovicë për nevoja të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

– Anulimi i vendimit përfundimtar të shpronësimit për interes publik Nr.08/47 të datës 02.09.2015 dhe vendimit 02/73 të datës 05.02.2016, që kanë të bëjnë me shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronave të Ndërmarrjeve Shoqërore “Auto Moto Kosova” dhe “INA Zagreb”. Ky vendim do t’i hap rrugë evitimit të gabimeve dhe inicimit të ri për shpronësimin e këtyre pronave për nevoja të ndërtimit të objekteve qeveritare.

– Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e “Rrugës Shtetërore” në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit, pikë kalimi kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

– Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të shpronësimeve për interes publik të pronave të paluajtshme dhe zotëruesve të interesit të cilat gjenden brenda lokacionit të “Aeroportit të Gjakovës” dhe të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në përputhje me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2022 dhe të analizës së planifikimeve të prokurimit nga agjencitë buxhetore, është miratuar vendimi për ndryshime dhe plotësime të listës së artikujve për përdorim të përbashkët dhe që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?
Lajme

Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?

November 10, 2025
3
Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës
Lajme

Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës

November 10, 2025
6
Dëshmia në Hagë: Hill flet për takimin e parë me Rugovën
Lajme

Dëshmia në Hagë: Hill flet për takimin e parë me Rugovën

November 10, 2025
7
Eskluzive: Dosja, “Xhavit Halit e Enver Hadri, planifikuan vrasjen e Millosheviqit”
Lajme

Eskluzive: Dosja, “Xhavit Halit e Enver Hadri, planifikuan vrasjen e Millosheviqit”

November 10, 2025
6
Vrasja makabre e shqiptarit në Greqi
Lajme

Vrasja makabre e shqiptarit në Greqi

November 9, 2025
9
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

E mitura në Istog denoncon nënën dhe vëllain për dhunë – e kanë rrahur me kabllo telefoni

November 9, 2025
6
Next Post
Zelensky: Lufta e tretë botërore do të nisë

Zelensky: Lufta e tretë botërore do të nisë

Më të fundit

  • Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?
  • Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës
  • Dëshmia në Hagë: Hill flet për takimin e parë me Rugovën
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi