Tri femra janë sulmuar fizikisht në një diskotekë nga dy femra të tjera.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarat pastaj me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore pasi kishin tentuar të iknin.
Të dyshuarat janë arrestuar, por njëra nga to, e mitura është liruar.
“Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, njofton Policia e Kosovës. /Klankosova.tv