Shpëtuesit kinezë kanë nxjerrë shtatë minatorë të gjallë të dielën, 14 ditë pasi ishin bllokuar në minierë si pasojë e një eksplodimi që kishte ndodhur.
Katër të tjerë besohet se janë ende të gjallë në minierë mirëpo për momentin ka qenë e pamundur edhe nxjerrja e tyre, shkruan Reuters.
Pamjet e minatorit të parë të shpëtuar e shfaqin atë shumë të dobët, më rrathë të zi rreth syve.
Në mesin e katër minatorëve të nxjerrë, ishte edhe njëri i lënduar.
Njëzet e dy minatorë kishin ngelur të ngujuar në një minierë në Hushan të Kinës më 10 janar si pasojë e eksplodimit ndërkohë që njëri prej tyre nuk ka arritur t’i shpëtojë eksplodimit.