Tayna në moshën 23 vjeçare ka arritur t’i ndërtojë prindërve një shtëpi të re.
Reperja Doruntina Shala, e njohur për publikun me emrin Tayna, ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re të cilën ajo po e ndërton si dhuratë për prindërit e saj.
Artistja nga Prizreni është shprehur krenare në postimin e bërë në Instagram, duke treguar se në moshën 23 vjeçare ajo ka realizuar ëndrrën.