Ushtria serbe i ka nisur tanket në drejtim të kufirit me Kosovën, në pikën kufitare të Jarinjës.
Në rrjetet sociale janë shfaqur video incizime të kolonave me tanke të cilat, sipas informacioneve ende të pakofirmuara janë nisur nga Rashka në drejtim të kufirit me Kosovën
Në pyetje janë tanket e tipit T-72 MS, të pajisura me armatim modern dhe të cilat janë pjesë e donacionit të Rusisë për Serbinë.
Të kujtojmë se sot pas mesditës, aeroplanët ushtarakë serbë MIG kanë fluturuar afër kufirit me Kosovën.
Situata paraqitet e tensionuar, derisa kryeministri Kurti ka thirrur konferencë për media në orën 16.