• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Talebanët ua ndalojnë vajzave shkollimin e mesëm

18/09/2021 - 05:37:20
Talebanët ua ndalojnë vajzave shkollimin e mesëm

Vajzat nuk janë përmendur fare në njoftimin e së premtes të lëshuar nga Ministria talebane e Arsimit, gjë kjo që ka lënë të kuptohet se djelmoshat do të kthehen në bankat shkollore gjatë javës e ardhshme, pas ndërprerjes njëmujore të procesit mësimor, përderisa vajzat do të qëndrojnë në shtëpi.
Talebanët ua kanë ndaluar vajzave afgane që ta vijojnë shkollimin e mesëm, pasi që me anë të një vendimi të lëshuar të premten kanë urdhëruar hapjen e të gjitha shkollave të mesme vetëm për djemtë.

Vajzat nuk janë përmendur fare në njoftimin e talebanëve, gjë kjo që ka lënë të kuptohet se djelmoshat do të kthehen në bankat shkollore gjatë javës së ardhshme, pas ndërprerjes njëmujore të procesit mësimor, përderisa vajzat do të qëndrojnë në shtëpi, ka raportuar e përditshmja britanike “The Guardian.

Lexo më shumë

Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
16
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

Ministria talebane e Arsimit ka bërë të ditur se procesi mësimor në shkolla të mesme do të vazhdojë nga e shtuna, kur dhe fillon java afgane, për djelmoshat e klasave të shtata deri të 12-a.

“Të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e gjinisë mashkullore duhet të ndjekin mësimet në institucionet e tyre arsimore”, thuhet në njoftimin e ministrisë, në të cilin nuk është adresuar e ardhmja e nxënëseve dhe mësimdhënëseve gra që kanë ngelur të ngujuara përbrenda shtëpive qëkur talebanët kanë marrë kontrollin mbi Afganistanin.

Vendimi e bën Afganistanin të vetmin vend në botë që ia ndalon gjysmës së popullatës arsimimin e mesëm.

Në një tregues tjetër se Qeveria e porsaemëruar talebane po i ashpërson kufizimet për gratë, të premten godina në Kabul e ministrisë së dikurshme për çështjet e grave i është caktuar ministrisë së porsakrijuar për parandalimin e amoralitetit dhe promovimin e virtytit.

Vendimet e fundit u japin jehonë taktikave shqetësuese që talebanët kishin përdorur për ndalimin e shkollimit të vajzave gjatë viteve ‘90, kur kishin qeverisur për herë të parë me Afganistanin.

“Arsimimi dhe shkrim-leximi vlerësohen aq lart në islam saqë talebanët nuk mund t’ua ndalojnë vajzave shkollimin duke u bazuar në islam, andaj dhe kanë thënë përherë se do t’i hapin shkollat kur gjendja me sigurinë të përmirësohet. Kjo kurrë nuk ndodhi. Shkollat kurrë nuk i hapën”, ka thënë Kate Clark, bashkëdrejtoreshë e rrjetit “Afghanistan Analysts Network”, e cila ka punuar në Afganistan gjatë qeverisjes së parë talebane.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ky vendim, sipas saj, nuk i jep përfundimisht fund arsimimit për vajzat, pasi që disa klasa nëpër shtëpi dhe shkolla po mbahen nëpër krahina të ndryshme falë organizatave bamirëse. Megjithëkëtë, ajo ka thënë për Reutersin se kësisoj e drejta themelore për arsimimin e fëmijëve ka marrë përmasa të një “situate me tensione të larta”.

Kur e morën kontrollin e plotë mbi Afganistanin një muaj më parë, talebanët janë shprehur më të hapur për arsimimin e vajzave, duke urdhëruar që të gjithë nxënësit e shkollave fillore të rikthehen nëpër klasa. Ata kanë theksuar gjithashtu se vajzat mund të vijojnë studimet universitare, ndonëse përbrenda një sistemi arsimor të ndarë në mënyrë strikte në baza gjinore. Mirëpo analistët që kanë folur për “Guardianin” kanë theksuar se po qe se shkollat e mesme nuk rihapen për vajzat, zotimet për lejimin e shkollimit universitar do të bëhen të pakuptimta.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
16
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut
Bota

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut

June 1, 2025
25
Zbulohet plani  britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore
Bota

Zbulohet plani britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore

June 1, 2025
46
Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik
Bota

Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik

May 30, 2025
13
Rusia: Serbia na tradhtoj furnizimi me armë për Ukrainën është thikë pas shpine
Bota

Rusia: Serbia na tradhtoj furnizimi me armë për Ukrainën është thikë pas shpine

May 30, 2025
31
Next Post
Basha për Berishën: Nuk ka kthim pas

Basha për Berishën: Nuk ka kthim pas

Më të fundit

  • Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
  • Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
  • Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi