Dje në Prishtinë, Policia e Kosovës ka marr një informacion se një taksist ka plagosur dy shtetsas të huaj.
Përveç kësaj, taksisti ua ka vjedhur telefonat mobile.
Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të mjekësor dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës është duke vazhduar me hetimet.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Prishtinë 24.10.2020 – 13:30. Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.