Deputetja e Parlamentit Evropian që vjen nga partia e ekstremit të djathtë në Francë ‘Fronti Nacional’ Dominique Bilde, ka kritikuar ashpër presidentin francez, Emmanuel Macron për pritjen që ja ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,
Ajo ka thënë se Macron po ia hap derën Kosovës që sipas saj “është e rrënuar nga krimi dhe islam radikal”. Ky reagim ka ardhur pas një lajmi të shpërndarë nga një shkrim i gazetës franceze “Le Figaro” për takimin Kurti-Macron, ku thuhet se presidenti Emmanuel Macron ia hap dyert Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Dominique Bilde ka shpërndarë shkrimin e kësaj gazete dhe e ka shoqëruar me komentin se Kosova nuk njihet nga pesë shtete anëtare, është e rrënuar nga krimi dhe islami radikal dhe gjithsesi do të ishte e mirëpritur në BE.
Non reconnu par cinq Etats membres, miné par la criminalité et l’#islam radical, le #Kosovo serait néanmoins le bienvenu dans l’UE.
On se demandait à quoi ressemblerait l’UE post-#Brexit. On a desormais la réponse. #Macron
https://t.co/mpLvKplVW4— Dominique Bilde (@DominiqueBilde) June 25, 2021
Ajo ka shtuar se nëse po pyesnit veten se çka do të ndodhë pas BREXIT, ja kjo është përgjigja.
Deputetët francezë në Parlamentin Evropian që vijnë nga partia e ekstremit të djathtë njihen për qëndrimet e tyre kundër pavarësisë së Kosovës.