• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Takimi i fshehtë i Haradinajt në shtëpinë e Isa Mustafës?

21/08/2019 - 16:22:18

Kreu i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në T7, ka folur për qëndrimin rreth punës së taksës, derisa ka zbuluar për herë të parë ekskluzivisht se pas vendosjes së kësaj mase e vizitoi Ramush Haradinaj, i cili kërkoi të dinte qëndrimet e LDK-së për këtë temë. Mustafa thotë se nëse partia e tij qeveris vendin, taksa nuk do të hiqet, raporton Gazeta Express.

Sipas Mustafës, taksa nuk duhet të hiqet edhe pse nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Sipas tij, Serbia nuk e meriton t’i hiqet taksa derisa të zbutet.

Lexo më shumë

I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin

I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin

June 18, 2025
4
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Jep dorëheqje nënkryetari i VV-së në Skenderaj

June 18, 2025
9

“Taksa nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Serbia nuk meriton me e heqë tarifën. Ajo hiqet vetëm me kushte, kur Serbia i zbaton marrëveshjet që i kemi cekë, kur Serbia tërhiqet nga fushata kundër Kosovës, atëherë ne mund të ulemi dhe do të bisedojmë. Nuk kemi arsye që ta heqim taksën kur Serbia po sillet edhe ma keq se është sjellë më parë, sidomos kur kemi parasysh rastet kur na detyrojnë të heqim tabelat apo mërgimtarët të presin në kufi. Taksa është vu dhe na ka futë në siklet me partnerët por tashmë e kemi këtu taksën. Kur të hymë në qeveri ne do t’i kompletojmë të gjitha masat e reciprocitetit. Nëse ata zbuten, edhe ne zbutemi”, ka thënë Mustafa në Pressing, derisa ka komentuar edhe diskutimet që u bënë se ide e kujt kishte qenë masa e vendosur për produktet serbe e boshnjake e njohur si 100 për qindëshi.

“Nëse flasim për taksën ideja nuk ka qenë e Haradinajt po e PDK-së, sipas zotit Thaçi Enver Hoxhajt e Veselit, ata po thonë që e kanë dhënë idenë për 10 përqind pastaj me u rritë në 20. Ka mbetë procesi aty ku është në këtë aspekt s’mund askush t’i marrë meritat në atë çështje, po unë konsideroj se dëm i është bërë vendit sepse kemi degraduar totalisht me institucionet e BE-së, ka mbetë çështja e liberalizimit të vizave askund, u premtu që do të korrigjohet marrëveshja me Malin e Zi”, thotë ai.
Për herë të parë, lideri i LDK-së ka zbuluar në emisionin Pressing se pas vendosjes së taksës 100 për qind për produktet serbe e boshnjake, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj e ka vizituar për të folur për këtë temë në shtëpinë e tij. Mustafa dha edhe detaje nga kjo vizitë.

“Mund të them tani se kam diskutuar edhe me Haradinajn punën e taksës edhe ai më ka vizituar në shtëpi dhe më ka pyetur troç: vetëm dëshiroj të di mendimin e LDK-së karshi këtij vendimi. Ne i kemi thënë që në asnjë rast nuk pajtohemi me shkëmbim të territoreve, edhe për atë punë të thotë kush çka të dojë nuk do ta përkrahim, edhe me ardhë në Kuvend, e votojmë kundër po nuk është mirë me ardhë në Kuvend, por është mirë ti si kryeministër me marrë punën e dialogut, sepse të takon ty e jo tjerëve”, shton ai, derisa tregon edhe çka i është përgjigjur Haradinaj.

“Mu ma shumë kurgjo s’më intereson, përveç qëndrimit të LDK-së, sepse nëse LDK-ja mbetet këtu, atëherë jemi të sigurt që nuk lëvizin gjërat, po LDK-ja nëse i lëviz qëndrimet atëherë ndryshon çdo gjë”, citon Mustafa t’i ketë thënë Haradinaj.

Mustafa thotë se LDK-ja nuk do ta heqë këtë masë nëse merr pushtetin.

“I kam thënë se sa i përket taksës edhe pse kemi bë vërejtje. Ne nuk do ta bëjmë këtë as çështje të bisedës as deklaratave tona politike, do të rrijë taksa aty ku është dhe LDK-ja nuk do ta lëvizë”, tha Isa Mustafa, lideri i LDK-së, në emisionin Pressing në T7

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share4TweetSendShareSend

Related Posts

I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
Lajme

I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin

June 18, 2025
4
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Jep dorëheqje nënkryetari i VV-së në Skenderaj

June 18, 2025
9
Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia
Lajme

Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia

June 18, 2025
15
Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
Lajme

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
56
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’

June 17, 2025
23
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

“Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”

June 17, 2025
526
Next Post

Ilir Deda është larguar nga Alternativa

Më të fundit

  • I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
  • Jep dorëheqje nënkryetari i VV-së në Skenderaj
  • Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi