Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk i duhet një mediokri si Albin Kurti, më shumë sesa një postim në
Facebook, për të shprehur paaftësinë e tij konstante për të qenë kandidat serioz për kryeministër.
Sipas Tahirit, Kurti nuk e ka “haberin” se cila është detyra e një kryeministri, njofton Klan Kosova.
“Ky mediokër ka mungesë të njohurive themelore të qeverisjes, por do ishte mirë sikur të ishte vetëm fakti se nuk e ka “haberin” se cila është detyra e një kryeministri”.
“Krahas mungesës së njohurive elementare, në rastin më të keq, ai po pretendon t’i japë formë konkrete iluzionit të tij shkatërrues ndaj vlerave demokratike e rendit liberal të themeluar nga kushtetuta e vendit”.
“Flet për qeverinë e tij e cila paska të drejtë të marrë në përgjegjësi, ani pse kjo i takon organeve të pavarura të zbatimit të ligjit kur ato vlerësojnë se janë bërë shkelje të ligjit”