• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Tafilaj: Takim në frymën e miqësisë shqiptaro- kroate, me Davor Andrić, në Teksas

15/10/2025 - 05:50:41

Nga Ramiz TAFILAJ
Houston, Texas
14.10.2025

Me inxhinierin Davorin na lidhin bashkëpunimet profesionale dhe
angazhimet tona në komunitetet përkatëse. Biseda jonë ishte e hapur, miqësore dhe e sinqertë, e përqendruar kryesisht në situatën aktuale në Kosovë dhe Kroaci, por nuk munguan as analizat e thella për Serbinë dhe zhvillimet në rajon.

Lexo më shumë

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
32

Të dy ndamë të njëjtin mendim: Serbia mbetet shteti më i padisiplinuar në Ballkan, madje edhe në Evropë. Luftërat e fundit që ajo i shkaktoi ishin të planifikuara dhe të drejtuara me qëllim shkatërrimin e popujve të tjerë të rajonit, për ta lënë veten si “shtetin e vetëm” dominues. Fatmirësisht, këto ambicie u ndalën nga qëndresa heroike e popujve të Ballkanit, në bashkëpunim me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Davorini foli me emocione për krimet serbe në Kroaci dhe për trimërinë e popullit kroat në luftën për liri dhe pavarësi. Ndërsa për Kosovën pranoi se dinte më pak, ndaj unë e njoha më gjerësisht me historinë tonë të qëndresës – me heroizmin e djemve dhe vajzave që u flijuan për liri, si dhe me rolin e madh të arkitektit të
pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Meqë të dy kemi qenë studentë të Universitetit të Zagrebit, biseda rridhte natyrshëm dhe në frymë miqësore. Folëm hapur për dëmet, masakrat dhe politikat shkatërruese të regjimit serbo-rus, jo vetëm në Kosovë dhe Kroaci, por edhe në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në fund të takimit, pasi Ing. Davorini më tha se kishte lexuar pak literaturë për Kosovën dhe shqiptarët, me kënaqësi i dhurova disa vepra të çmuara në gjuhën angleze, të botuara nga shtëpia botuese “JALIFAT Publishing.”

Ndër to ishin:
** veprat madhore të Jusuf Buxhovit – “Kosova” në tri vëllime dhe
“Maqedonia”;
** librat e Adem Lushajt – “Manastiri i Deçanit” dhe “Pasuritë Shoqërore”,
** si edhe “Krimet serbe në Kosovë – rasti i Deçanit” në anglisht dhe
kroatisht;
** nga Ibrahim Berisha, libri “Vdekja e kolonis” në anglisht;
** nga Ibrahim Kadriu, romani “Pjella e djallit” në anglisht;
** dhe nga Bajram Mehmetaj, libri “Lufta e ndyrë e Sigurimit Sekret
Jugosllav” në anglisht.

Ing. Davorini i pranoi me kënaqësi këto vepra, duke më premtuar se në takimin tonë të ardhshëm do të më sjellë edhe ai libra të autorëve kroatë që flasin për qëndresën dhe luftën e popullit kroat për liri.

Ishte një takim frymëzues, që dëshmoi edhe një herë se miqësia shqiptaro-kroate ka rrënjë të forta dhe një të ardhme të përbashkët, të ndërtuar mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
32
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
14
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
48
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje

March 2, 2026
33
Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores
Lajme

Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores

March 2, 2026
1.5k
Next Post
Burri nga Kamenica e gjen gruan të vdekur në një objekt afër shtëpisë

Sot i jepet lamtumira e fundit 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht

Më të fundit

  • Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti
  • Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
  • Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi