Blerim Syla, Kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, përmes një letre i është drejtuar presidentit, kryetares së Kuvendit, kryeministrit dhe deputetetëve.
Në këtë letër, e cila thuhet se është e fundit, duke dhënë afat deri nesër, ditë kjo vendimtare, shkruhet se të aprovohet me rishikim të buxhetit edhe Ligji i Pagave.
Kjo është letra e plotë:
I nderuari President i Republikës së Kosovës z. Thaçi,para disa dite vizitove punëtorët shëndetësor në QKUK-ë dhe atyre iu premtove përkrahje morale,institucionale dhe shtetërore.
E nderuara znj. Kryetare e Parlamentit Ju që punëtorët shëndetësor i quani Heronjë dhe Heroina,
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Hoti, Ju që lavdëroni çdo ditë punë e punëtorëve shëndetësor,
Ju deputet të Parlamentit të Kosovës,bëhuni bashkë të gjithë për punëtorët shëndetësor,na ngopet me lavde e fjalë miradije,bëhuni të gjithë bashkë,miratoni kërkesën e FSSHK-së dhe ODAVE të profesionistëve shëndetësor.
Të aprovohet me rishikim të buxhetit shtesa në pagë konform katallogut të Ligjit të Pagave në sektorin publik dhe të inicohet hartimi i Ligjit të Pagave komform vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Nuk po kërkojmë lëmoshë,por trajtim të dinjitetshëm.
Kjo është shkresa e fundit të cilën po jua adresojmë,dita e nesërme është vendimtare.
FSSHK ju bën apel dhe ju rikujton se çdo mosveprim i juaji do të ketë si pasojë reagimin deri në mosbindje.