Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy policë praktikantë në Pejë, pasi nuk kanë respektuar masat anti-Covid dhe janë parë duke qëndruar në një lokal pas orarit të lejuar. IPK ka suspenduar edhe mbikëqyrësin e tyre.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Pas publikimit të një qytetari, policët nuk e kanë respektuar orarin dhe ndaj të njëjtëve, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, është marrë vendimi për suspendim. Vlen të ceket se policët e suspenduar janë praktikantë. Më pastaj është suspenduar edhe mbikëqyrësi i tyre”, ka deklaruar Rugova.