Komuniteti i plazhit në Santa Cruz, California, po e përjetojnë rëndë vdekjen e surfistit lokal Ben Kelly pasi 26-vjeçari vdiq në një sulm peshkaqeni të Shtunën.
Ben Kelly u sulmua rreth 100 metra larg plazhit të Manresa State në jug të Santa Cruz rreth orës 1:30 pasdite, sipas zyrtarëve të shtetit
Siç bëhet e ditur, rojet e detit në detyrë u alarmuan nga një qytetar në plazh, i cili tha se kishte pasur një sulm peshkaqeni.
Dy surfistë që ishin me Kelly ishin në gjendje ta çonin atë në breg, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, sipas një deklarate të Departamentit të Parqeve dhe Rekreacionit në Kaliforni.
Kelly është personi i parë që u vra në një sulm nga një peshkaqen në Kaliforninë Veriore që nga viti 2004 në Qarkun Mendocino.