Arben Vitia, Ministri i Shëndetësisë në detyrë ka thënë se një lajm i mirë deri tani është që një nga pacientët me koronavirus pas testimit të dytë, ka rezultuar negativ, shkruan Gazeta Metro.
Ky është rasti i parë i pacientit me koronavirus që është shëruar në Kosovë.Derisa para pak çasteve janë konfirmuar edhe 8 raste të reja, duke e çuar numrin në 79 gjithsej.
Vitia tha se falendërimi u takon të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.
“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, shkruan Vitia