Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Pejë, ka njoftuar se tashmë në fshatin Llugagji nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus.
Sipas njoftimit, Peja tash po ka çdo ditë e më pak raste me COVID-19.
“Gjatë ditës së sotme ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 12 testime prej të cilave 9 ritestime dhe 3 testime për COVID-19, në qytetin e Pejës.
Në njoftimin publik të Instituti Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative. Nga rezultatet e sotme del se fshati Llugagji nga tash nuk ka asnjë person të infektuar. Peja përherë e me pak me COVID-19”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se, sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 194 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe se me virus ka rezultuar vetëm një person.