“Kerveshi & Partners Law Firm” është shpallur firma më e suksesshme ligjore në Kosovë nga platforma tashmë e njohur “The Legal500”, e cila tashmë ka publikuar renditjen për edicionin e vitit 2025.
Në ranglistën e kësaj platforme “Kerveshi & Partners Law Firm” zë vendin e parë, ndërsa individualisht janë vlerësuar edhe dy avokatët e kësaj firme ligjore: Kujtim Kerveshi dhe Gent Spahija.
“Legal 500” me seli në Londër është një platformë globale që analizon dhe rendit firmat ligjore në shumë vende. Kjo platformë vlerëson fuqinë e ekipeve të praktikës ligjore bazuar në aftësitë teknike, klientët prestigjiozë dhe kapacitetin për të trajtuar transaksione ose raste komplekse.
“Kerveshi & Partners Law Firm” me një histori të suksesshme të përfaqësimit të klientëve dhe një ekip profesionistësh të angazhuar dhe të kualifikuar vazhdojnë të ofrojnë zgjidhje ligjore të shkëlqyera.
Fokusi i tyre mbetet mbrojtja e interesave të klientëve.
Por, çfarë thuhet në të dhënat e “The Legal500”.
“Firma ligjore ‘Kerveshi & Partners’ është e njohur për praktikën dhe ekspertizën e saj të fortë gjyqësore në arbitrazhin tregtar dhe shkëlqen në çështjet tregtare kontestuese…”.
Në raportin e “The Legal500” jepen të dhënat edhe për klientët që ka prezantuar firma ligjore “Kërveshi & Parnters”.
Në mesin e klientëve, firma ligjore “Kerveshi & Partners” ka pasur edhe rastin e Dua Lipës, BMW Group, Bahçeci Health Group, etj. /Telegrafi/